Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në rrugën interurbane, Tiranë-Durrës-Tiranë për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara.

Nga ora 19:00 deri në orën 00:00 në të dy kahet e lëvizjes janë konstatuar shoferë që drejtonin mjetin me shpejtësi deri në 172 km/h.

Për rrjedhojë uniformat blu kanë pezulluar 10 leje drejtimi si dhe kanë vendosur 24 gjoba.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, me

Policia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet me në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Prej orës 19:00 deri në orën 24:00 në të dy kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 143 km/h deri në 172 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.

Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 10 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.

Janë vendosur 22 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 2 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.
Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, e nga Korca në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb