TIRANË – Mbi 6500 kontrolle për abuzimin me energjinë elektrike janë kryer brenda tre ditëve nga OSHE dhe Policia e Shtetit, që tregojnë për shtim të ritmit të punës së tyre në zbulimin e abuzimeve me energjinë.

Nga 96 grupe kontrolli që ishin tre ditë më parë, që të martën u shtuan edhe 16 të tjerë për të përballuar situatën dhe natyrisht, dhënë fund operacionit sa më parë.

Policia njoftoi sot se në tre ditë ka evidentuar 39 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 39 autorë. Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 16 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike; janë shpallur në kërkim 18 persona , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 5 persona.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb