TIRANE- Në një kohë kur u përfol se policia mbërriti shumë vonë në vendin e ngjarjes më 4 tetor, ku një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën, drejtori për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka ka sqaruar zërat. I ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në ‘News24’ Loka pohoi se policia shkoi menjëherë në vendin ku ndodhi krimi në Bllok.

Ai tha se kishte qenë pronari i lokalit, biznesmeni Redi Popesku ai që kishte njoftuar një polic, i cili më pas kishte sinjalizuar patrullën. Po ashtu Loka tha se të shtënat e armëve nuk mund të dëgjoheshin pasi bëhej fjalë për një zonë tejet të zhurmshme siç është Blloku, si dhe ngjarja u zhvillua në aneksin e lokalit.

“Ngjarjen në Bllok se morëm vesh kur shkruan të plagosurit në spital. Por ishte pronari i lokalit i që njoftoi një polic. Më pas policia shkoi në vendin e ngjarjes. Zona ku ndodhi ngjarja, është me zhurmë të madhe. Një shkëmbim zjarri që ka ndodhur në aneksin e një lokali, kjo ka qenë arsyeja në e reagimit me ‘vonesë’ në vendin e ngjarjes. Patjetër që secili ka të drejtë që të njoftojë strukturat. Rasti konkret është njoftuar nga pronari i lokalit, dhe është reaguar direkt”, tha Gjovalin Loka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb