TIRANE

Policia u ka bërë thirrje me megafon protestuesve para Parlamentit që të evitojnë veprimet e kundra ligjshme, pasi në të kundërt do shpërndajë turmën forcërisht.

Gjithashtu, policia i ka barë thirrje Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi që të kërkojë nga protestuesit të ruajnë qetësinë. Kujtojmë se policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve që tentuan të çajnë kordonin tek parlamenti.

Si pasojë e gazit lotsjellës disa protestues kanë shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa disa efektivë janë plagosur nga gurët dhe sendet e hedhura në drejtim të policisë.

Thirrjet e policise me megafon:

Të nderuar qytetarë!

       Nga protuestuesit po kryhen akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë, po cënohet rendi publik dhe siguria e qytetarëve.

I nderuar zoti Gazmedn Bardhi !

       Si organizator i tubimit , ju lutemi kërkoni nga protestuesit të ruajnë qetësinë.

       Protestuesit duhet të ndërpresin veprimet e dhunshme dhe të shpërndahen.

       Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga këto veprime të dhunshme

       Veprimet e protestuesve janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal.

       Në rast se për 5 minuta nuk do të ndërprisni veprimet e kundraligjshme turma do të shpërndahet forcërisht nga  Policia e Shtetit e cila do të  përdorë forcën dhe mjetet e saj, sipas ligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: