Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin me radar e drager në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë-Durrës-Tiranë.  Disa drejtues mjetesh abuzojnë duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara, përpiqen t’u shmangen radarit dhe të mos i binden tabelës urdhëruese për ndalim të dhënë nga Policia Rrugore.

Njoftimi i Policisë

Tiranë

Vijon monitorimi i qarkullimit me radarë e alkooltestues në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës – Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin Sauk-Teg për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo  më keq akoma në gjendje të dehur.

Si rezultat i monitorimit me radar? në aksin Sauk – Teg konkretisht në Mjullbathore, Policia Rrugore e Tiranës?♂️? konstatoi 9 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 134 km/h  deri në 169 km/h??️.  Drejtuesve të automjeteve Policia Rrugore e Tiranës iu pezulloi lejen e drejtimit nga 1 deri në 4 muaj dhe masë administrative nga 8.000 deri në 21.000 lekë të rinj, si dhe zbritje 3 pikë nga leja e drejtimit.

Gjithashtu, u konstatuan dhe 13 raste me shpejtësi nga 118 km/h deri në 126 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili.

Nga monitorimi me alkooltestues në të gjitha rrugët e Tiranës, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtetet e flagrancës 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur?? dhe 1 që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit ?, si dhe janë vendosur 14 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike??????♂?????.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112 çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistikë?

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj??

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb