Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe, Andrey Kelin ka deklaruar se familja mbretërore është këshilluar të mos kontaktojë me ambasadën rusë në Londër.

Gjatë një komunikimi për mediat, ai ka thënë se anëtarët janë këshilluar të mos mbanin kontakte me ambasadën ruse.

Po ashtu Kelin ka thënë se shumica e politikanëve në Perëndim kanë hequr dorë nga komunikimet me Rusinë, por ai shton se nuk kanë menduar seriozisht për të ardhmen dhe se mendojnë vetëm për politikën e sotme.

Ndërkohë agresioni rus në Ukrainë, nuk ka ndalur, ndonëse forcat ukrainase kanë mundur të marrin kontrollin në disa qytete të rëndësishme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb