ATHINË – Kryetari i Partisë Demokratike Greke, Andreas Loverdos ka komentuar dënimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

Siç tha ai, dënimi i pritshëm i Fredi Belerit me dy vite burg është jo vetëm i padrejtë, por është edhe një provë e prekshme se shteti i së drejtës në Shqipëri nuk ekziston.

“Drejtësia në Shqipëri nuk ka lidhje me të drejtën, ndonjëherë ajo u shërben interesave të bandave dhe sigurisht të gjitha këto kërkojnë që të pezullohet rruga e saj drejt BE-së,” përfundon ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: