Një stuhi pluhuri sërish nga shkretëtira e Saharasë do të prekë sërish disa vende. Greqia rezulton më e prekura, pasi pluhuri po lëviz në drejtimin drejt Egjeut. Stuhia e rërës do të jetë prezente nga orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure e deri në orët e para të mëngjesit të nesërm.

Sasia e madhe e pluhurit përkeqëson cilësinë e ajrit, ndërsa mediat raportojnë se qielli është bërë i kuq duke krijuar imazhe të frikshme, siç edhe vërehet nga pamjet.

Pluhuri Ne Athine
Pluhuri Ne Athine

Përveç pluhurit afrikan, temperatura shumë të larta janë regjistruan në zonat e Greqisë Jugore dhe veçanërisht në Kretë, ku temperatura më e lartë u regjistrua në Falasarna të Chanias ku arriti shifrën 36.6°C.

Temperatura Ne Krete
Temperatura Ne Krete

Në shumë qytete atmosfera është mbytëse dhe dukshmëria është e kufizuar, me fenomenin tashmë në zhvillim e sipër. Sidomos nga kryeqyteti i Mesinisë, pamjet që vijnë janë të frikshme, me qiellin që të kujton një set filmi të Far West“, shkruan Ta Nea.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Në të njëjtën kohë skena të ngjashme dhe të frikshme janë fiksuar edhe nga Athina. Imazhe të cilat po i vuajnë shumicën e qytetarëve. Një re e madhe pluhuri ka mbuluar kryeqytetin që prej mëngjesit të së martës, ndërsa në disa zona ka rënë edhe shi me baltë”, shkruan më tej media greke, Ta Nea.

Pamje të ngjashme vijnë nga qyteti i Prevezës, ku qielli shndërrua në gri nga përqendrimi i lartë i pluhurit afrikan. Makinat janë mbuluar nga pluhuri afrikan, i cili në kombinim me vranësitë që mbizotëron kufizon shumë dukshmërinë.

Preveze
Preveze

Ekspertët bëjnë paralajmërime lidhur me efektin e pluhurit afrikan, veçanërisht në shëndetin e atyre që i përkasin grupeve vulnerabël. Sipas Shoqatës Helenike të Pulmonologjisë, pluhuri afrikan që prek Greqinë është një fenomen relativisht i shpeshtë, veçanërisht kur kushtet meteorologjike favorizojnë transportin e grimcave të pluhurit nga shkretëtira e Saharasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb