Donald Tusk, ish-presidenti i Këshillit Europian (2014-2019) rimori sot drejtimin e partisë së tij polake Platforma Qytetare (Po) që është partia më e madhe opozitare e opozitës që prej 2015.

“Jam rikthyer për të mposhtur të keqen e shkaktuar në Poloni nga qeveria e Kaczynskit”, dekalroi Tusk, 64 vjeç, në një fjalim entuziast të mbajtur në fillim të konventës së Po sot në Varshavë.

Ish-presidenti i Europës së Bashkuar kritikoi partinë Ligji dhe Drejtësi (Pis) për dobësimin e pozitës ndërkombëtare të Polonisë, në veçanti për konfliktet me vendet fqinje dhe me të gjithë Bashkimin Europian.

Sipas tij, Kaczynski ka qenë gati për të zbatuar “axhendën ruse” për Europën dhe e çon vendin drejt zonave me rreziqe të ndryshme.

“Ju keni kë të humbni, ne do të fitojmë përsëri” paralajmëroi Tusk, duke kujtuar zgjedhjet e ardhshme politike të planifikuara në rreth dy vjet e gjysmë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb