Polonia ka vendosur të blejë 250 tanke moderne amerikane si pjesë e një marrëveshje shumë miliardëshe me Washingtonin.

Sipas ministrit polak të Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak blerja e armatimit amerikan është ndalja e agresionit nga Rusia.

“Sigurisht, kjo është një përgjigje ndaj sfidave që hasim në drejtim të sigurisë ndërkombëtare. Detyra jonë është të parandalojmë një agresion të mundshëm. Të gjithë e dimë kush është ai agresor [duke aluduar te Rusia]”, tha Błaszczak në një konferencë për medie.

Błaszczak shtoi se marrëveshja prej 6 miliardë dollarësh, përfshinë tanket “Abrams” dhe një paketë trajnimi dhe logjistikë, si dhe municione.

Pajisjet e para priten vitin e ardhshëm. Vitin e kaluar, Polonia bëri një kontratë prej 4.6 miliardë dollarësh për të blerë 32 avionë luftarakë F-35A nga Shtetet e Bashkuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb