Presidenti polak Andrzej Duda i krahasoi mizoritë e kryera nga forcat ruse në Bucha gjatë pushtimit të Ukrainës, me masakrën e Katinit, duke shënuar 80-vjetorin e zbulimit të masakrës së mijëra oficerëve polakë nga sovjetikët në kohën e Stalinit.

80 vjet më parë, nazistët zbuluan në pyllin Katyn, që ndodhet në rajonin Smolensk të Rusisë, trupat e mijëra oficerëve polakë të ekzekutuar nga policia politike sovjetike në vitin 1940, një masakër që Kremlini refuzoi ta pranonte deri në vitet 1990.

“Ky është një nga episodet më tragjike të historisë sonë, që hodhi një hije shumë të rëndë në marrëdhëniet ruso-polake”, tha Presidenti Duda pasi vendosi një kurorë në kujtim të viktimave të masakrës së Katinit në Varshavë.

“Sot, ne shikojmë me tmerr të gjitha raportimet, videot dhe fotot nga Bucha dhe vende të tjera të kontrolluara nga Rusia në Ukrainë, ku njerëzit u vranë në të njëjtën mënyrë si në Katin,” shtoi ai.

Prokurorët e Kievit thonë se forcat ruse vranë rreth 1,400 civilë në sektorin Bucha, në veri të Kievit, ku trupat u zbuluan pasi forcat ruse u tërhoqën në fund të marsit 2022. Bucha është bërë që atëherë një simbol i krimeve të luftës të kryera nga ushtria

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: