KIEV- Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, thotë se potencialet ushtarake të njësive luftarake të vend janë të gatshme plotësisht.

“Jam i bindur se viti 2015-të do të jetë vit i fitores sonë” ka thënë Poroshenko gjatë një ceremonie në rajonin Zhytomyr, 140 kilometra nga Kievi.

“Për ta arritur këtë ne kemi nevojë për një ushtri të fortë, patriotike dhe të pajisur mirë”, ka thënë ai.

Komentet u bënë pasi përfaqësuesit nga Ukraina, Rusia, Franca dhe Gjermania, janë takuar në Berlin, në kuadër të përpjekjeve për rivendosjen e paqes në lindje të Ukrainës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb