BERLIN- Porta e famshme e Brandenburgut në Berlin do të ndriçohet sonte me ngjyrat e flamurit turk, ndërkohë që nesër atje do të vendosen edhe flamuj turq në gjysmë shtizë, pas atentateve të mbrëmshme në aeroportin e Stambollit ”Ataturk”, ku humbën jetën 41 persona.

“Monumenti ikonë i shekullit XVIII në qendër të qytetit do të ndriçohet në shenjë solidarizimi me familjet e viktimave dhe me Turqinë”, deklaroi Daniela Augenstein, zëdhënëse e bashkisë së Berlinit. “Sulmi i djeshëm ishte një tjetër shenjë e vulnerabilitetit të metropoleve tona”, tha senatori gjerman, Frank Henkel.

Gjatë muajve të kaluar, Porta e Brandenburgut është ndriçuar edhe me flamurët francez dhe belg, ashtu si edhe me flamurin ylber të LGBT-së, në shenjë solidariteti ndaj personave që kanë vuajtur sulmet terroriste.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: