Torino do përballet me Salernitanën në transfertë me 2 prill në orën 20:45, në sfidën për kampionatin. Trajneri i ekipit nga Torino, Ivan Juric ka dalë përpara medieve në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka folur për tema të ndryshme. Ai është pyetur edhe për aktivizimin e portierit shqiptar, Etrit Berisha. Numri një i pankinës Granata e ka konfirmuar “gardianin” si titullar për këtë 90 minutësh.

“Besoj se pushimi ka shërbyer për të reflektuar. Ka pasur problematika, por në këto tetë ndeshje kemi goditur 6 herë shtyllën, kemi pësuar 4 gabime të arbitrave dhe kemi pësuar 3 gola në minutat e fundit.

Kemi shumë për të përmirësuar, por ndonjëherë futbolli është kështu.Berisha? Berisha është paraqitur mirë në dy ndeshje dhe më pas ndodhi një gabim në Gjenovë. Por ai ka luajtur shumë mirë kundër Interit dhe Bolognas. Synimi im është që të vazhdoj me të titullar” – tha ai.

Juric
Juric, trajneri i Torinos

33 vjeçari nuk e nisi mirë sezonin me këtë ekip, pasi qëndroi në stol për më shumë se 20 javë kampionat. Gjithsesi, së fundmi, kemi filluar ta shikojmë në mes të shtyllave. Berisha ka luajtur 3 sfida këtë sezon.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb