Portreti i parë zyrtar i çiftit mbretëror të Danimarkës ka ngjallur një stuhi spekulimesh në mediat sociale, me shumë që pretendojnë se është i rregulluar dhe të tjerë që po përpiqen të lidhin qëndrimin e Mbretëreshës Mari dhe mbretit Frederik me thashethemet e fundit për një lidhje jashtëmartesore.

Sipas Daily Mail, fotografia mbretërore u publikua të premten e kaluar. Në të, Mbretëresha Mari pozon me një fustan të gjelbër mahnitës dhe stoli smeraldi së bashku me mbretin Frederick, i cili u ngjit në fron në fillim të këtij viti pas abdikimit të befasishëm të nënës së tij.

Disa komentues në rrjetet sociale u fokusuan tek bukuria e Mbretëreshës Mari, e cila rrezaton veçanërisht në portretin mbretëror. Megjithatë, shumë shprehën besimin se fotografia është produkt i redaktimit.

“Portret i bukur, por një tjetër foto mbretërore e redaktuar në mënyrë dixhitale”, ka shkruar një komentuese, ku postimi i saj ka marrë shumë pëlqime. “A është ajo një foto e modifikuar? Duket sikur janë fotografuar veçmas dhe më pas janë bashkuar. Mary është mahnitëse, ndërsa Frederick duket sikur sapo është rrokullisur nga shtrati”, thuhet në një tjetër koment.

“Ata duken të ngurtë dhe të çuditshëm. Inteligjenca artificiale” vëren një tjetër komentues. Duke iu përgjigjur komenteve, pallati danez tha se fotografia nuk ishte edituar.

Megjithatë, siç raporton gazeta britanike, disa i bazuan spekulimet e tyre në thashethemet që qarkulluan vitin e kaluar për lidhjen e dashurisë së princit të atëhershëm Frederick me të famshmen meksikane Genofeva Casanova.

Edhe ata që nuk e vunë në dyshim vërtetësinë e fotos “gjetën” shenja të gjoja pabesi në gjuhën e trupit të mbretëreshës. “Ka shumë tension. Ata janë bashkë në të njëjtën dhomë, por duket si një foto e bashkuar”, thuhet në një koment. “Ajo është shumë e bukur, por…! Diçka nuk shkon”, shkruan një tjetër komentues. “Ajo duket shumë e ftohtë. Nuk mendoj se ajo është e çmendur për idenë për të qëndruar kaq afër Freddy-t”, shton një tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb