Spanja dhe Portugalia rihapën zyrtarisht kufijtë e tyre tokësorë, të mbyllur që prej 16 marsit, kur Portugalia vendosi të mbrohet nga pandemia e koronavirusit që përparoi ndjeshëm te fqinja e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas tre muaj e gjysmë mbylljeje të kufirit të vetëm tokësor, Portugalia mbetet një prej vendeve europiane më të kursyera nga COVID-19, me 1 576 të vdekur dhe 42 141 raste.

Por, të dy këto vende luftojnë kundër vatrave të infeksionit dhe përhapjes në dukje shqetësuese për Portugalinë. Kësaj të fundit iu desh të vendoste sot një rikufizim për rreth 700 000 banorë të pjesës veriore të Lisbonës.

https://www.youtube.com/watch?v=LfauzjoqXWM

Autoritetet spanjolle, po ndjekin rreth 50 vatra në mbarë vendin, pjesa më e madhe në një pjesë të vogël të njerëzve.

Rihapja u shënua nga ceremonitë ku morën pjesë mbreti i Spanjës Felipe VI dhe presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa si dhe kryeministri portugez Antonio Costa dhe homologu i tij spanjoll, Pedro Sanchez.

Të gjithë me maska, ata dëgjuan dy himnet kombëtare të interpretuara nga instrumentet me korda përpara se të hidhnin disa hapa në Badajoz, në anën spanjolle. Ata përsëritën ceremoninë në anën portugeze në Elvas, 20 kilometra larg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb