Teksa ka mbi 20 minuta që ka nisur marshimi në bulevard, protestuesit kërkojnë me ngulm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe arrestimin e tij për aferat që sipas tyre ai është përgjegjës.

Po ashtu ata vijojnë të kundërshtojnë dokumentin strategjik që Rama prezantoi me thirrjet ‘Edi Rama i pabesë’.

Diaspora shqiptare e ka cilësuar pjesëmarrjen në protestën e sotme si një mesazh solidariteti me qytetarët brenda vendit, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për një tubim masiv dhe paqësor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb