Një tjetër lajm i mirë vjen nga spitali Infektiv. Mësohet se një paciente 84 vjece ka lënë sot spitalin, pasi ka fituar betejën me COVID. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Manastirliu thekson se 8 pacientë janë kthyer në shtëpi këto 24 orët e fundit.

“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga ?#COVID19?
8️⃣ pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit ✅
Deri tani 1️⃣5️⃣4️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️”, shkruan Manastirliu.

Ogerta Fb
Ogerta Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: