Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku kërkoi sot nga Kuendi votimin projektligjit për regjistrimin e mjeteve lundruese përmes një sistemi online.

“Projektligji për regjistrimin, mënyrën e kontrollimit të mjeteve lundruese me motor mbi 30 kv dhe Tonazh 150 GT është një nga projektligjet më të rëndësishme që do të kalojmë gjatë këtij legjislacioni sepse ka të bëjë me turizmin. Ky projekligj vjen si përgjigje ndaj ankesave të pronarëve të këtyre mjeteve. Republika e Shqipërisë aderon në konventën për trafikun e mjeteve detare. Me ndryshimet në ligj do të jepen me anë të një sistemi elektronik i cili do të bëhet funskional 1 vit pas hyrjes në fuqi. Sistemi do të lehtësojë procedurat e lejeve dhe raportimeve të mjeteve lundruese”,- tha ajo.

Sipas ministres, kostoja për ngritjen e këtyre dy sistemeve shkon në 35 mln lekë që do të mbulohen nga buxheti i shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb