Zyra e ambasadës Britanike në Kiev po zhvendoset përkohësisht.

Lajmi u njoftua nga Ministria e Jashtme në Ukrainë, e cila theksoi se stafi do të operojë nga një zyrë në qytetin Lviv. Kjo zhvendosje po bëhet mes rrezikut të një pushtimi të Ukrainës nga Rusia.

“Çdo veprim ushtarak rus në Ukrainë do të ndikonte rëndë në aftësinë e qeverisë britanike për të ofruar ndihmë konsullore në Ukrainë”, tha ndër të tjera ministria.

Në javët e kaluara edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia e Kanadaja kanë zhvendosur ambasadat e tyre nga kryeqyteti ukrainas.

Vendet perëndimore në javët e fundit e kanë paralajmëruar Rusinë se do të përballet me sanksione të ashpra në rast se pushton Ukrainën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: