PRAGË – Kryeparlamentarët e Evropës janë mbledhur sot në Pragë për të përkujtuar 70-Vjetorin e Holokaustit. Në tryezën e rrumbullakët të drejtuar nga Presidenti i PE-së, Martin Shutlz, mori pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Në fjalën e tij, Meta theksoi se “si Kryetarë Parlamentesh dhe si ligjvënës në vendet tona, ne duhet të nisim veprimin tonë të përbashkët kundër anti-Semitizmit, kundër anti-Evropianizmit, kundër krimeve të urrejtjes” duke nisur nga edukimi i brezit të ri.

“Në Evropë, sot më shumë se kurrë, – tha kryeparlamentari shqiptar, – “duhet të kujtojmë çfarë ka ndodhur në të shkuarën, por ç’është më e rëndësishmja ne duhet t’u mësojmë brezave të rinj si të parandalojnë goditjen e të ardhmes tonë nga mentalitetet raciste që ushqejnë kushtet e nevojshme sociale për akte dhune kriminale ose anti-Semitike.

Sulmet e fundit në Paris, ku francezi, hebreu, artisti, gazetari dhe polici u vranë njëkohësisht për shkak të asaj që përfaqësojnë, të frymëzuar prej një teorive radikale besimi, e justifikuar me përdorimin e emrit të Zotit, na detyrojnë të jemi shumë më .

Ndjehem krenar që sot përfaqësoj këtu Shqipërinë, vendin ku në fund të luftës kishte më shumë hebrenj se para saj. Pothuajse të gjithë hebrenjtë që gjatë pushtimit nazist jetonin brenda kufijve të Shqipërisë, ata me origjinë shqiptare, si dhe refugjatët nga vende të tjera, u shpëtuan.

Ndërsa kriza ekonomike globale ka tronditur themelet e të gjitha shoqërive të Evropës dhe i ka hapur rrugën ideologjive ksenofobe dhe ekstreme, të gjithë kemi detyrimin për të garantuar që, duke kujtuar mizoritë e të shkuarës, përpjekjet e planifikuara për të asgjësuar kombin hebre, luftërat e fundit në ish-Jugosllavi, ose konfliktet e tjera sot në botë, të marrim masa ligjore dhe sociale për të parandaluar që ekstremizmi dhe terrorizmi të mbjellin rrënjët e së keqes në shoqëritë tona thelbësisht paqësore.

Por, atje ku ka sfida, ne duhet të kërkojmë për mundësi. Si Kryetarë Parlamentesh dhe si ligjvënës në vendet tona, ne duhet të nisim veprimin tonë të përbashkët kundër anti-Semitizmit, kundër anti-Evropianizmit, kundër krimeve të urrejtjes, bashkë me shoqërinë civile, përfaqësuesit e medias dhe grupet e tjera të interesit, dhe veçanërisht me përfaqësues të komuniteteve fetare.

Shqipëria inkurajon krijimin e një entiteti të përbashkët ku parlamentet tëmblidhen për të shtuar komunikimin e tyre dhe ku ne të gjithë të mund të shkëmbejmë eksperiencat tona, duke ofruar propozime legjislative, për të garantuar që ajo çfarë ka ndodhur në të shkuarën – të jetë e paimagjinueshme për të ardhmen tonë. Ndaj edhe Shqipëria e mbështet deklaratën tonë të përbashkët që do të miratojmë sot këtu në Pragë,”- theksoi ai.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb