KRUJE- Policia e Krujës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët nuk iu binden urdhrit të forcave operacionale. Sipas uniformave blu, dy të arrestuarit Xhemali dhe Skerdi Prushi, 22 dhe 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë, kishin në mjet shtetasin Bedri Haka.

Ky i fundit u arrestua një ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vrasjen e Leonard Muratajt.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Penal Nr.1014, datë 23.11.2014, ka dhënë për Hakan masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale” Vrasja me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Haka, më datë 18.11.2014, në një lokal në qendër të qytetit në Durrës, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Leonard Murataj, 51 vjeç, banues në Durrës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: