Ngjarjet e ndodhura në javët e fundit të Kategorisë Superiore, janë denoncuar nga mediat. Dhe jo më kot ato janë etiketuar si javë “qokash”, të cilat kanë qenë të pranishme në çdo stadium ku është luajtur.

Zërat për lëshime, madje edhe deklarata publike të ndonjë aktori kryesor, siç ishte rasti i kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, nuk munguan edhe në prag të javës së fundit. “Panorama Sport” ka zbardhur një prapaskenë që ka ndodhur para të ashtuquajturit derbi i ri i kryeqytetit, Partizani-Kamza.

Duke ditur se ishin amplifikuar zërat e skenarëve edhe për këtë javë përmbyllëse, zyrtarët e federatës, në mbledhjen e zhvilluar para ndeshjes, u kanë kërkuar përfaqësuesve të dy klubeve që të jenë të kujdesshëm dhe të luajnë futboll të pastër, pasi janë të monitoruar nga UEFA.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/prapaskena-fshf-presion-partizanit-me-uefa-n-ne-korce-spektakli-ndodhi-para-syve-te-dukes/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb