Prestigjiozja “Der Spiegel” ka dhënë detaje të reja për Samitin e NATO-s në Bruksel dhe një vështrim optimist për Shqipërinë.

Sipas “Der Spiegel”, në samit Shqipëria u vlerësua nga Presidenti amerikan Donald Trump, si një ndër të vetmet vende.

“Ishte gati mesnatë dhe ishte koha që vendet e vogla të natos të shpreheshin. Ata u ndalën më vete me Merkelin. Gjatë një pushimi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shkoi tek kancelarja gjermane, Angela Merkel. Vendi i tij është i vetmi që u vlerësua nga Trump, por nuk dontë të krijonte përshtypjen se Shqipëria është shndërruar në nxënësin model të Trump”, shkruan Der Spiegel.

Gjatë Samitit të NATO-s kryeministri Edi Rama pati një takim të shkurtër me presidentin Trump, nga i cili postoi foto dhe video.

der Spiegel

Revista gjermane “Der Spiegel” shkruan se Merkel dhe Trump u ulën shumë larg njëri-tjetrit në tryezën ovale, me rendin e vendosjes të përcaktuar sipas alfabetit nga “A” për Shqipërinë në “U” për Shtetet e Bashkuara.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb