Një qendër e re arkeologjike i shtohet trashëgimisë së pasur kulturore dhe arkeologjike të zonës së Korçës.
Kështu shkruan në FB prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole, i cili ka postuar disa foto nga kërkimet e fundit të ekipit shqiptaro-francez të drejtuar nga Dr.Rovena Kurti Ruka (Instituti i Arkeologjisë) dhe Prof.Armelle Gardeisen (Universiteti i Montepellier). Sipas Joles, këto kërkime kanë nxjerrë në dritë dëshmitë e para arkeologjike të një vendbanimi kodrinor mbi fshatin Barç, që njihet nga vendasit me emrin “Kalaja e Barçit”.
Jole qw vizitoi ekspeditwn arkeologjike, shkruan se kërkimet e fundit kanë zbuluar dëshmi arkitekturore të periudhave të ndryshme, tregues të banimit të vazhdueshëm në këtë vend gjatë periudhës së hekurit dhe asaj qytetare ilire, rreth 2800 vjet më parë.
Studiuesit e angazhuar në projekt do sjellin të dhëna nga aspekte të ndryshme të jetës së komunitetit të vendosur në këtë vendbanim, i cili ofron një tjetër potencial turistik për rajonin e Korçës e më gjerë, përfundon ai postimin në FB.