Miliona qytetarë në Teksas kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të ftohtë. Zyrtarët kanë njoftuar se gjendja do i rikthehet normalitetit me rritjen e temperaturave.

Por këto ditë kanë qenë vërtetë të vështira për qytetarët, të cilët kanë denoncuar kushtet e vështira në të cilën ndodhet. Një grua, u shpreh të mërkurën se akulli ka mbizotëruar kudo dhe detyrohen të ngrohen brenda makinave.

Jemi duke punuar që të gjitha qarqeve t’i sigurojmë energji elektrike. Po bëjmë më të mirën tonë. Shpresojmë të kemi një përmirësim të ndjeshëm gjatë orëve të mbrëmjes”, tha drejtori i Lartë i ERCOT, Dan Woodfin.

Angela Garcia, infermiere me profesion, ka thënë se gjendja po bëhet tepër e vështirë për djalin e saj 5 muajsh, i cili ka lindur përpara kohe dhe e ka të domosdoshme furnizimin me oksigjen.

“Shumë njerëz nuk e dinë ashpërsinë e asaj që po ndodh. Njerëzit po shkatërrojnë gardhet e tyre për t’u djegur,” tha Garcia, në lot.

E vështirë është situata dhe për të pastrehun James Derrick. Ai jeton në një çadër dhe këto ditë të ftohta për të kanë qenë tepër të vështira.
Situata në Teksas është ilustruar nëpërmjet fotove, ku shihet qartë forca e natyrës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb