Vijon prej orëve të para të mëngjesit protesta e maturantëve para Ministrisë së Arsimit. Maturantët kërkojnë rivlerësim të provimit të djeshëm të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, me argumentet se ka qenë shumë i vështirë dhe i pakuptimtë.

Para ministrisë janë mbledhur maturantë nga të gjitha gjimnazet e Tiranës, të cilët aktualisht janë ulur këmbëkryq para institucionit, duke pritur një përgjigje nga vetë ministrja Besa Shahini.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, lidhur me shqetësimin e maturantëve ministria ka paralajmëruar se në orën 14:45 do të ketë një konferencë nga Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi. Nga ana e tyre, maturantët deklarojnë se presin një përgjigje vetëm nga ministrja Shahini.

Protesta e maturantëve është mbështetur edhe nga Unioni i Këshillit Studentor, të cilët theksojnë se “Ne u qendrojmë pranë në këtë moment delikat dhe të vështirë për vazhdimin e jetës akademike të tyre. Kërkojmë nga ministria që sa më parë të kthejë një përgjigje për shqetësimet e maturantëve!”

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb