Prej një muaj vërtitet në dyert e QSUT në kërkim të një medikamenti jetësor që duhet të rimbursohet nga shteti porse ngado ku troket i thonë se ilaçi “Sevelamer” është në mungesë dhe se duhet të presë pa një datë të caktuar.

Pacienti quhet Lazer Frroku, një ish-ushtarak i dalë në pension të parakohshëm pasi 5 vite më parë u diagnostikua me insuficencë të thellë renale dhe që atëherë trajtohet me dializë.

Në denoncimin e tij 58-vjeçari invalid i grupit të dytë thotë se krahas mungesës së medikamentit që rimburson shteti ka mungesë edhe të medikamenteve alternative me pagesë.

Pacienti thotë se në harkun e një muaji norma e fosforit në gjak ka pësuar rritje si shkak i mungesës së medikamentit “Sevelamer” që llogaritet dy herë më e lartë se kufiri maksimal i lejuar.

Nga spitali “Nënë Tereza” nuk ka një reagim zyrtar për mungesën e medikamentit që prek me dhjetëra pacientë që trajtohen me dializë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb