Kiara Tito dhe Butrint Imeri janë një ndër çiftet më të përfolura dy vitet e fundit. Ndonëse asnjëherë nuk kanë folur publikisht për këtë histori, dyshja tanimë dihet që për disa kohë jetuan së bashku një histori të bukur dashurie. Kohë më parë kemi folur për ndarjen e tyre, duke i rikthyer të dy në statusin e beqarit.

Por duket se kjo verë na ka bërë edhe më konfuz, apo më mirë të themi ka ndezur edhe një herë zjarrin e tyre të dashurisë. Ashtu si shihet, moderatorja dhe këngëtari kanë postuar foto nga i njëjti vend dhe flasim për jugun e Shqipërisë ku ata po pushojnë.

E pyetur pak kohë më parë nëse ka qenë ndonjëherë e lidhur me një personazh të famshëm, Kiara u përgjigj jo, duke lënë të kuptohej se nuk dëshironte më që emri saj të lidhej me atë të Butrintit, por duket se këto foto flasin për një vijim të raportit të tyre./GSH.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: