Kur sytë e të gjithëve ishin në “Old Trafford”, aty ku Ronaldo ridebutoi me Manchester United në mënyrën më të mirë të mundshme, gjigandët e tjerë të Premier League premtojnë se do të ketë luftë të fortë.

Arsenal është rikthyer tek fitorja edhe pse me një shkëndijë të vagullt. “Topçinjtë e Londrës” fituan minimalisht 1-0 ndaj Norwich City falë golit të Aubameyang.

Manchester City gjithashtu fitoi në transfertën e Leicester falë golit të Bernardo Silvës.

Ndërkohë Totenham pas 4 javësh e ka lëshuar vendin e parë pas humbjes 3-0 në miniderbin e Londrës përballë Crystal Palace.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb