Java e 30-të e Premier League starton me një blof të madh, Chelsea bie në shtëpi dhe këtë e bën në mënyrën më të shëmtuar duke pësuar një humbje të rëndë 2-5 përballë West Bromwich. Ekipi i Tuchel kaloi shpejt në avantazh në minutën e 28-të me Pulisic por ndeshja mori një tjetër rrjedhë dy minuta më pas teksa Thiago Silva u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në limitet e shtesës në pjesën e parë, Pereira shënoi dy gola të shpejtë duke përmbysur rezultatin që në fraksionin e parë.

Historia nuk ndryshojë as me fillimin e pjesës së dytë teksa West Bromwich shënoi dhe dy gola të tjera, fillimisht me Robinson në minutën e 63-të ndërsa pesë minuta më pas Diangne dërgoi rezultatin në 1-4. Mount ngushtoi diferencat në 2-4 në minutën e 71-të por vetëm kaq, në fund, në minutën e 91-të Robinson shënoi dhe golin e pestë për West Bromwich.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb