Premier League ishte përsëri më aktivja në merkaton e kësaj vere. Dy protagonistët e Serisë A, Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku u transferuan në Angli dhe kjo padyshim intrigon edhe më shumë luftën për titullin kampion.

Ronaldo vendosi një rekord sa i përket pagës në Premier, me rreth 25 milionë euro në vit, ndërsa Lukaku theu rekordin e transferimit nga Serie A me 115 milionë euro. Për vetëm 2 milionë euro më shumë Jack Grealish theu rekordin e transferimeve në Premier League me kalimin e tij nga Aston Villa dhe Manchester City.

Gjithashtu, një tjetër blerje e bujshme e kësaj vere në Angli ishte e Manchester United, që mori Jadon Sancho nga Dortmund për 100 milionë euro. Po ndërsa Chelsea, Manchester City e United u përforcuan, Liverpool nuk bëri blerje të bujshme, madje iu larguan dy lojtarë: Wijnaldum dhe Shaqiri.

Për t’u përmendur gjithashtu edhe dështimi i transferimit të Harry Kane nga Tottenham te Manchester City. Sulmuesi anglez për të paktën edhe një sezon do të qëndrojë të Spurs në Londër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb