“L’Univers” ka botuar, të shtunën e 13 nëntorit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me premtimin asokohe të Ali Pashë Gucisë ndaj ulqinakëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Image (1)
Image (1)

Na shkruajnë nga Shkodra, me 9 nëntor:

“Drejtuesit e lidhjes shqiptare, në një konferencë me drejtuesit e tjerë të vendit, kanë vendosur të rezistojnë me forcë.

Ali Pasha nxit dhe inkurajon ulqinakët nga Gucia që të rezitojnë, duke u premtuar atyre ndihmë të shpejtë dhe të fuqishme.

Dervish Pasha heziton të përdorë forcën, nga frika se trupat e rregullta mund të vëllazërohen me shqiptarët.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb