TIRANË

Presidenca i është përgjigjur menjëherë kryeministrit Edi Rama, i cili tha në emisionin “ReaL Story” se Presidenti Ilir Meta nuk ka ku ta gjejë popullin për të shpërndarë Parlamentin.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, paralajmëron kryeministrin Rama, me një fjali në “Facebook”, ku shkruan se “Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”, duke nënkuptuar me këtë akuzat e opozitës për lobimin 80 mijë dollarë, që i është biznesmenit shqiptaro-amerikan, Bilal Shehu, për foton e Ramës me Barack Obama, në atë kohë President i SHBA.

Duke folur në emision, Rama tha se nga Meta pret gjithçka, ndërsa shtoi me ironi se ai merret me fallxhorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb