Trupat e Gardës Kombëtare janë parë në të paktën shtatë shtete amerikane në gjendje gatishmërie, në rast se ndodh ndonjë trazirë nga zgjedhjet presidenciale, shkruan Business Insider.

Masachusetts dhe Teksasi ka aktivizuar mbi njëmijë anëtarë të Gardës Kombëtare, të cilët janë të përgatitur të përgjigjen nëse ka ndonjë trazirë apo dhunë.

Gjithashtu në Arizona dhe Alabama janë angazhuar 300 trupa që janë në gjendje gatishmërie, por edhe në Florida dhe Illinois.

Në ditën kur Shtetet e Bashkuara po votojnë për të preferuarin e tyre, Donald Trump ka sugjeruar që numërimi i votave në Pennsylvania mund të nxisë “dhunë nëpër rrugë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: