Gianni Infantino është rizgjedhur në krye të FIFA-s. Kjo ishte e pritshme pasi “bossi” i futbollit botëror nuk kishte asnjë rivalë në këtë garë, askush nuk guxoi ta konkurrojë.
Infantino siguroi një tjetër mandat deri në 2027. Infantino u zgjodh për herë të parë në krye të FIFA-s në 2016, edhe atëherë nuk kishte rivalë.
Presidenti u zgjodh në Kongresin e 73-të të FIFA-s i mbajtur në Kigali të Ruanda-s: “Ju dua të gjithëve”, u shpreh Gianni Infantino.

(BalkanWeb)