Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi sot Finiqin, ku u takua me përfaqësues të pushtetit lokal si dhe intelektualë të spikatur të minoritetit grek.

Presidenti Begaj ka vizituar Parkun Arkeologjik të Finiqit, i shoqëruar dhe nga Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, deputetët e qarkut Anila Denaj dhe Niko Kuri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Finiqi ka një potencial të jashtëzakonshëm, veçanërisht turistik, që mund të ndihmojë më tej në zhvillimin e zonës. Natyra, historia dhe kultura e Finiqit, duhen shfrytëzuar në mënyrë që të krijohen mundësi zhvillimi të qëndrueshme për të gjithë zonën”, u shpreh Presidenti Begaj

Gjatë qëndrimit në Finiq, Presidenti Begaj së bashku me Kryetarin e Bashkisë zhvilluan dhe një takim kortezie me intelektualë të zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: