“Niveli i ri i marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në pas çeljes së negociatave dhe vendosmëria e vendit tim për të përshpejtuar ritmet e integrimit evropian, e bëjnë vizitën tuaj në Tiranë të veçantë dhe të rëndësishme”, theksoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh. T. Z. Bajram Begaj në takimin me Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, e cila po viziton Shqipërinë në kuadrin e një turi rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Kjo vizitë, vijoi më tej Presidenti i Republikës, – jo vetëm konfirmon bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston mes nesh, por është edhe një mesazh inkurajimi dhe mbështetje e madhe për Shqipërinë në këto momente kërcënimesh e sfidash për paqen dhe sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

9df6da78 Adee 48c8 8803 24d11cfa0ad4
9df6da78 Adee 48c8 8803 24d11cfa0ad4

Nga ana e saj zonja Ursula von der Leyen, pasi shprehu kënaqësinë që takohet me Presidentin Begaj vetëm pak muaj pasi ai është zgjedhur në këtë detyrë, vlerësoi rolin e Shqipërisë si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe evidentoi progresin e rëndësishëm që Shqipëria po bën në rrugën e saj të integrimit evropian.

Kryetari i Shtetit shqiptar e siguroi Presidenten e Komisionit Evropian se Shqipëria është e vendosur për të vijuar me agjendën evropiane dhe se objektivi i saj për integrimin në BE është i pandryshueshëm. Raporti i Progresit për Shqipërinë është një udhërrëfyes i paanshëm dhe i nxit të gjitha institucionet shqiptare të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Begaj Von Der Leyen
Begaj Von Der Leyen

Më pas, duke u ndalur në projektet konkrete të bashkëpunimit, Kreu i Shtetit nënvizoi se investimet domethënëse në sektorët kyç të ekonomisë si infrastruktura dhe energjia garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë dhe rajonit duke ndihmuar në arritjen e standardeve për një anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Paketa e mbështetjes energjitike dhe investimet në infrastrukturë mbështetur nga Komisioni Evropian i hapin rrugë ndërlidhjes më të mirë të Shqipërisë me vendet e rajonit si dhe e përafrojnë atë me standardet më të mira të BE-së. Shqipëria është e përkushtuar ndaj vlerave themelore të BE-së dhe integrimi në familjen evropiane është objektivi i saj më i madh strategjik.

Presidenca Von Der Leyen
Presidenca Von Der Leyen

Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin më të fundit të BE-së për të bashkëfinancuar projektin e rehabilitimit të hekurudhës Vorë-Hani Hotit, me një rëndësi shumë të madhe për lidhjen e Shqipërisë me rrjetin hekurudhor evropian.

Presidenti Begaj nënvizoi domosdoshmërinë e ruajtjes së vëmendjes së BE-së dhe vendeve anëtare ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar vendimin më të fundit të marrë nga Presidenti i Këshillit Evropian për zhvillimin së afërmi në Tiranë, të takimit të nivelit të lartë BE-Ballkani Perëndimor.

Presidenti Begaj përshëndeti gjithashtu vlerësimin e Komisionit Evropian dhe të zonjës Von der Leyen se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara dhe e miraton liberalizimin e vizave për shtetasit e saj si dhe e konsideroi realizimin sa më parë të këtij angazhimi nga ana e BE-së si një hap tjetër të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb