Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe e ka quajtur një domosdoshmëri gjeopolitike.

Ai paralajmëroi se Evropa nuk duhet t’i detyrojë Moldavinë dhe Gjeorgjinë të presin shumë dhe t’i lënë në mëshirën e Rusisë.

Megjithatë, sipas presidentit, Evropa duhet të përgatitet për zgjerim.

“BE nuk mund të funksionojë në mënyrë të barabartë me 12 ose 35 anëtarë. Modernizimi i BE është një hap i domosdoshëm,” shtoi ai.

 

 (A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb