Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, takoi në Stamboll presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Takimi u zhvillua në pallatin Vahdettin dhe zgjati 1 orë e 15 minuta.

Pas takimit, i cili u realizua prapa dyerve të mbyllura, dy liderët kaluan në takimin midis delegacioneve.

Ndryshe, presidenca turke dje njoftoi se në bisedime do të diskutoheshin hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Turqisë dhe shtetit mik dhe vëlla të Palestinës, situata humanitare në Palestinë, si dhe zhvillimet e fundit në mosmarrëveshjen Izrael-Palestinë. Po ashtu u njoftua se do të shkëmbeheshin pikëpamje lidhur me pajtimin ndërmjet palestinezëve dhe lidhur me zgjedhjet e planifikuara që do të mbahen në Palestinë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb