Rinovimi i Kylian Mbappe ka qenë tema e ditës në arenën sportive. Të shumtë kanë qënë ata që folën rreth refuzimit që iu bë Real Madridit në këtë rast, teksa me një gjuhë të ashpër ka reaguar edhe Presidenti  i La Liga, Javier Tebas. Tebas nuk pajtohet assesi me vazhdimin e bashkëpunimit të sulmuesit me francezët, pasi një diçka e tillë kalon çdo lloj normaliteti ekonomik. Në postimin e bërë në Twitter vetëm dikush është fajtor kryesor: Al Khelaifi, Presidenti i PSG.

“Ajo që po bën PSG duke rinovuar me Mbappe me sasi të mëdha parash (sikur ta dinim ku dhe si i paguan), pasi ka regjistruar humbje për 700 milionë euro në sezonet e fundit dhe ka më shumë se 600 milionë euro rroga në vit, është një fyerje për futbollin. Al khelaifi është po aq i rrezikshëm sa Superliga”, shkruante Tebas.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb