Presidenti i PE, Davide Sassoli ka përfunduar në spital pasi u diagnostifikua me pneumoni.

Sassoli u dërgua në spitalin civil të Strasburgut teksa zëdhënësi i tij thotë se është në gjendje të mirë.

Një vit më parë Sassoli u vetëkarantinua pasi kishte kontakt me një person të infektuar me COVID-19 teksa nuk dihet ende nëse e ka kaluar apo jo virusin.

“Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli u dërgua në Hôpital Civil në Strasburg të Mërkurën 15 Shtator. Pas ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, ai u diagnostikua me pneumoni dhe u trajtua menjëherë. Ai është në gjendje të mirë. ”- sqaroi zëdhënësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb