Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës u shty vetëm pak minuta pas nisjes.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se punimet do të vazhdojnë nga ora 14:00.
Seanca nisi me vonesë edhe pse ishte planifikuar të nbiste në orë 10:00.
Një seancë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës u mbajt dje me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Për postin e presidentes u propozuan dy kandidate: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Në seancë morën pjesë vetëm deputetët e LVV-së dhe të komuniteteve joshumicë, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme, duke bërë që të mungonte kuorumi i nevojshëm prej së paku 80 deputetësh në sallë.
Pavarësisht kësaj, raundi i parë i votimit u zhvillua.
Në votim, Feride Rushiti mori 63 vota, Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë, ndërsa një vote ishte e pavlefshme.
Opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile reaguan pas seancës, duke theksuar se zhvillimi i votimit pa kuorum cenon legjitimitetin e procesit dhe rendin kushtetues të vendit.
