Zgjedhja e Presidentit të ri, Bajram Begajt ka “përplasur” analistët në studion e emisionit “Open”. Analisti Fitim Zekthi tha se do të dëshironte një profil tjetër për President dhe shtoi se Rama duhet të tregohej më i hapur me propozimet e opozitës.

Nga ana tjetër, analisti Dritan Hila tha se opozita nuk shfrytëzoi tre raundet e para dhe në të katërtin, maxhoranca kishte të gjithë të drejtën të zgjidhte çfarë të donte.

Zekthi: Unë besoj që do të duhej një profil tjetër për Presidentin. Do të doja të vinte nga politika. Mendoj se ka njerëz të politikës që mund të ishin me fuqi mbi palët. Do të doja një President që njihej si mbrojtës i disa kauzave publike. Është një rast edhe ky i rrallë në botë. Maqedonia bëri një hap, pse mos e bëjmë edhe ne. Unë mendoj që zoti Rama nuk donte një proces për mbrojtjen e kauzave.

Dritan Hila: Të thoshin, të flisnin për kriteret.

Fitim Zekthi Nuk funksionon kështu.

Dritan Hila: Mund të thuhet që unë kam këtë, po ai tjetri.

Fitim Zekthi: Duhet një President që i pëlqen popullit. Po ndoshta ky i pëlqen popullit. Grupi i Alibeajt tregoi gatishmëri për të negociuar.

Dritan Hila: Politika është një vend i pa mëshirshëm. Ne themi atë që mendojmë, po opozita ka shkuar për të luftuar, për t’ia hequr nga dhëmbët Ramës. Në momentin që këta nuk janë në gjendje të provojnë diçka s’kanë pse i kërkojnë llogari Ramës. Unë e kam shkruajtur, që Rama do të zgjedhë atë që ka në mendje. Këta nuk i lanë të paktën disa emra Ramës. Ata s’kanë veprim politik. Veprim politik aty ka Berisha. Grupi i Alibeajt mund të shfrytëzonte rastin e t’i linte në tavolinë tre emra. Zgjedhja ishte moment i rëndësishëm, ata të mblidheshin e të tregonin emrat.
Fitim Zekthi: Unë mendoj që PS zgjidhte çfarë të donte. Por duke qenë se Rama tha do të ketë proces, duhet të zhvillohej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: