Presidenti i SHBA-ve, Jeo Biden ka zhvilluar sot një takim me Papa Françeskun. Mësohet se i pranishëm në këtë takim, që po mbahet në Vatikan, ishte edhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Biden i dhuroi Papës një kasafortë të punuar me dorë të vitit 1930. Shtëpia e Bardhë siguroi në të njëjtën kohë se një donacion me veshje dimërore do dhurohet për organizatat bamirëse me rastin e Ditës Botërore të të Varfërve më 14 nëntor. Një gjest “në emër të Papa Françeskut, për ta falënderuar për takimin”.

Ndërkohë, Papa Françesku i dhuroi Biden-it një vepër në qeramikë me titull “Pelegrini”, duke përfshirë Mesazhin për Paqe dhe Dokumentin për Vëllazërinë Njerëzore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb