Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka folur për mediat pas fitores së Superkupës së Shqipërisë (3-2 ndaj Vllaznisë).

“Dihet që të fitosh një trofe është e rëndësishme, duhet shumë punë. Unë përgëzoj gjithë tifozerinë tonë, në veçanti futbollistët që janë të mrekullueshëm, stafin. Jam i gëzuar, iu shtua klubit tonë edhe një trofe më shumë. Krenar ndihem për këtë gjë. Nga vit në vit shpresojmë të fitojmë një trofe, do të jetë gjë shumë e mirë.

Ti marrim gjërat me radhë, së pari duhet të përqendrohemi në kampionat, është shumë i gjatë. Kjo mbaroi të gëzojmë sonte, pastaj të shikojmë, presim gëzime në kampionat. Do kemi edhe dhurata në janar besoj” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: