Tirana triumfoi në kampionat, duke marrë titullin, pas një sezoni tejet të mirë. Presidenti i bardhebluve, Refik Halili foli  për mediet, ku tha se merita për gjithë këtë sukses nuk është e tij, por e lojtarëve dhe stafit. Gjithashtu, Halili zbuloi të ardhmen e trajnerit Shehi.

 

“Sa % këtë meritës ka presidenti? – Presidenti 0%. Meritën e ka stafi, lojtarët. Unë kam qenë në hije. S’kam bërë kontribut fare.

Trofeu më i bukur? – Çdo trofe ka vlerën e vet. Ka sakrificën e futbollistëve. Unë jam mirënjohës ndaj çdo futbollisti në të shkuarën dhe në vazhdimësi për kontributi dhe për sakrificën që ka bërë për klubin tonë. Jam shumë i lumtur me këtë grup futbollistët që jam shpallur kampion, siç kam qenë i lumtur dhe në vitet e tjera, por ky ka qenë një kampionat shumë i bukur. Ka qenë një grup lojtarësh i shkëlqyer, pa pasur asnjë lloj shqetësimi gjatë gjithë kampionatit. Kjo vjen si rezultat dhe nga dora e stafit, në veçanti nga drejtori Osmani dhe nga trajneri jonë Shehi. Pa tifozët nuk ka vlerë. Frymëmarrja, oksigjeni i skuadrës tonë është tifozeria jonë, që është një tifozeri e mrekullueshme. Ja dedikojë familjes time, familjes së madhe bardheblu, futbollistëve dhe familjeve të futbollistëve për sakrificën e tyre.

 

 

Trajneri Shehi? – Trajneri do të jetë pjesë e skuadrës tonë, është e padiskutueshme kjo. Kemi arritur një marrëveshje shumë të shpejtë të dy bashkë. Të dy kemi dëshirë që këtë klub ta çojmë sa më parë, gjithashtu me stafin e drejtorin, Tefik Osmani i cili ka qenë një njeri që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, ka qenë një drejtor shumë i aftë. I gjithë stafi, pa përjashtim, deri te punonjësi më me vlerë që kemi, Hajdari, i falënderojmë të gjithë. Tani jam i gëzuar dhe më lini të gëzoj e festoj” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb