TIRANË

Eksperti i ekonomisë dhe njëherësh  Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Selami Xhepa i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 tha se Shqipëria ka nevojë për një debat të fortë publik mbi “problematikat” e hasuara në  fushën e arsimit të lartë. Sipas tij, këto problematika dolën në pah falë protestat e studentëve dhe botës akademike, ku kërkuan vëmendje të shtuar dhe përmirësime  sasiore dhe cilësore në fakultet që ata ndjekin studimet.

“Protesta e studentëve dhe e botës universitare tregoi se objektivat e reformimit te sistemit universitar nuk kanë arritur rezultatet e duhura. Shteti ka burime shumë të kufizuar për mbështetje të arsimit të lartë. Qeveria duhet të specifikonte sektorët prioritarë. Studentët duhet të kenë të drejtë të zgjedhin dhe kur ata nuk zgjedhin as publikuan dhe as privatin, ata ikin jashtë vendit”-tha Xhepa.

Ai u ndal edhe tek fusha e kërkimit shkencor, duke shtuar se ky sektor është lënë në mëshirë të fatit dhe nuk ka pastur asnjë investim.

“Financimi për kërkimin shkencor ka qenë zero dhe këtë të gjithë e dimë. Nevoja për të hapur debatin për ligjin e arsimit të lartë është i nevojshëm.Shqipëria zë vendin e parë për studentë që studiojnë jashtë vendit. Shumë para dalin jashtë. Ka raste flagrante në menaxhimin e universitetit. Ka probleme me përkthimet dhe  studentët kanë deklaruar se nuk duam libra të përkthyer me google translate.  Kemi nevojë të ndryshojmë  gjendjen e sistemin arsimor. Në UET kemi  zgjeruar programet e studimit”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: