Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, u ka kërkuar grave që të bëjnë nga gjashtë fëmijë “për të mirën e vendit”.

Gjatë një paraqitjeje televizive që promovonte një plan kombëtar të kujdesit shëndetësor të grave, Z. Maduro udhëzoi gratë të “lindin, të lindin”.

“Zoti ju bekoftë që keni dhënë jetë për gjashtë vajza dhe djem të vegjël”, i tha Z. Maduro një gruaje që ndoqi ngjarjen e kujdesit shëndetësor.

“Cdo grua duhet të ketë gjashtë fëmijë për të mirën e vendit”, tha ai, duke shtuar se kjo ishte “java e grave”, një referencë për Ditën Ndërkombëtare të Grave në 8 Mars.

Deklarata e Maduros u prit me zemërim në Twitter. Manuela Bolivar, një anëtare e Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga opozita tha në një tweet: “Spitalet nuk funksionojnë, vaksinat janë të pakta, gratë nuk mund të ushqejnë me gji sepse janë të kequshqyera ose nuk blejnë qumësht formule për fëmijë sepse është e papërballueshme, dhe vendi përballet me migracion të detyruar për shkak të emergjencës humanitare.

Venezuela po përballet me një krizë ekonomike e cila ka rezultuar në mungesë të rëndë të ushqimit dhe ilaçeve. Midis 2013 dhe 2018, 13% e fëmijëve Venezuelianë ishin kequshqyer, thotë UNICEF.

Një luftë e hidhur për pushtet midis qeverisë dhe opozitës ka acaruar situatën në këtë vend. Udhëheqësi i opozitës Juan Guaidó konsiderohet lideri legjitim i Venezuelës nga më shumë se 50 vende. Por Presidenti Maduro, lideri i krahut të majtë të vendit që gëzon mbështetjen e ushtrisë Venezueliane, ka mbetur në fuqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb