Presidenti indonezian Joko Widodo ka ofruar t’i dërgojë një mesazh nga presidenti i Ukrainës Volodymr Zelenskyy, liderit rus Vladimir Putin për të ndihmuar në bisedimet e paqes.

Z. Widodo, i cili ka vizituar Ukrainën, do të shkojë në Moskë dhe ka thënë se do t’i kërkojë presidentit rus të pajtohet me një armëpushim.

“Edhe pse është shumë e vështirë për t’u arritur, unë shpreha rëndësinë e një rezolute paqeje, tha lideri indonezian pas takimit me Zelenskyy.

“I ofrova një mesazh nga presidenti Zelenskyy Presidentit Putin, të cilin do ta takoj së shpejti”.

Nuk ishte menjëherë e qartë se si Zelenskyy iu përgjigj ofertës së bërë nga presidenti indonezian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb